Një person është gjetur pa shenja jete në Han të Elezit, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar më datën 115 nëntor 2026, në orën 07:10, transmeton KosovaPress.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

