Një shtetase e huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi ajo me veturën e saj kishte goditur mbrojtësen e trotuarit dhe pas dëmtimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, Prishtinë, më datë 15 nëntor 2026, në ora 07:58.
E dyshuara është dërguar në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton KosovaPress.

