Numër i madh qytetarësh janë mbeldhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarët që po i drejtohen kryeqytetit shihen të mbështjellë me flamuj të UÇK-së, derisa dëgjohen thirrje në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestues të shumtë nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë marrë rrugën drejt Prishtinës, të pakënaur me vendimin e Specialës.
Protesta zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
Ndiqeni live ne DODONA TV 1

