Hën. Gus 24th, 2026

Padeli shënon fitoren e radhës së Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Kosova ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në konkurrencën Mixed Doubles, duke përmbysur Malin e Zi me rezultat 6-7, 6-4, 6-1.

Dyshja Lavdrim Krasniqi & Donika Bashota triumfoi ndaj çiftit malazez Gianluca Pelonzi & Ivanka Simonovic.

Me këtë fitore, Kosova siguron kualifikimin në çerekfinale në dy kategori. Në ndeshjen e radhës, çifti kosovar do të përballet me italianët Casetta & Dal Pozzo.

KosovaPress

Postime të Ngjashme