Hën. Sht 28th, 2026

Nuk kalon buxheti i Junikut, flet përfaqësuesi i Vetëvendosjes

Buxheti nuk ka kaluar sot në asamblenë e Junikut. Jetmir Tofaj nga Vetëvendosje ka thënë se kjo është fitore për bizneset.

“Sot arritëm fitore të madhe në mbrojtje të bizneseve të Junikut, pasi siç e sqarova mbrëmë, LDK-ja e sollën një rregullore që parashihte përsëri taksimin e bizneseve.
Në seancë ua thamë qartë: kjo është hipokrizi.
Dhe pas argumentimit tonë, neni që taksonte bizneset u hoq nga rregullorja.
Por sot ndodhi edhe diçka tjetër: buxheti nuk kaloi. Është hartuar aq keq ky draftbuxhet, saqë edhe grupi i LDK-së nuk e votoi në tërësi.
Kjo tregon qartë se problemi nuk është vetëm tek ne që kërkojmë ndryshime. Problemi është tek një buxhet që nuk mund të marrë as mbështetjen e plotë të grupit që e përfaqëson shumicën.
Ne nuk jemi kundër buxhetit.
Përkundrazi, sapo të plotësohen kërkesat tona dhe të korrigjohen këto gabime, e votojmë menjëherë, me dy duart.
Sepse ne nuk jemi këtu për të bllokuar.
Jemi këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve të Junikut.
Fjalët mbahen gjithmonë.
Jo vetëm kur duhen votat” shkruan Tofaj në reagim.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme