Mar. Sht 29th, 2026

Besnik Tahiri pas seancës: Më 6 tetor ose shkojmë në zgjedhje, ose vazhdojmë rrugëtimin shtetëror

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është deklaruar pas përfundimit të seancës së Kuvendit, duke thënë se Aleanca ka qenë ajo që ka kërkuar që rezoluta të sillet në Kuvend.

Tahiri ka kritikuar, siç u shpreh ai, “injorimin e një situate reale”, duke iu referuar zhvillimeve politike dhe afatit të 6 tetorit.

“Burrë e gra deputetë, më 6 tetor ose shkojmë në zgjedhje, ose vazhdojmë me rrugëtimin shtetëror. A e kuptoni që është totalisht e pakuptimtë?”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se Aleanca ka kërkuar që rezoluta të shqyrtohet në Kuvend.

Postime të Ngjashme