Për të shtunën, 15 gusht 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e masave, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.
Kufizimet e përkohshme janë paraparë për periudhat me temperatura të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore

