☀️ E shtunë, 15 gusht 2026
Moti: Kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.
🌡️ Temperatura minimale: 10–14°C
🌡️ Temperatura maksimale: 28–32°C
💨 Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
☀️ E diel, 16 gusht 2026
Moti: Kryesisht me diell dhe me pak vranësira rreth relievit malor.
🌡️ Temperatura minimale: 10–14°C
🌡️ Temperatura maksimale: 28–33°C
💨 Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
🌿 Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike
🌤️ Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.
🌾 Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Ndërkaq, temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë të kulturave bujqësore, veçanërisht të perimeve, misrit dhe pemëve frutore. /IHMK

