Mar. Tet 20th, 2026

Nëntë libra që duhet të lexohen së paku një herë në jetë sipas Elon Musk

Kur nuk është duke lëshuar raketa Elon Musk kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij duke lexuar. Trilioneri i parë në botë i ka atribuuar librave një rol në suksesin e tij, ku në fakt kur u pyet se si kishte mësuar të ndërtonte raketa, ai u përgjigj: “Lexova libra.”

Dhe ai e dëshmon këtë, sepse rekomandimet e librave nga Musk janë më shumë se thjesht tituj; ato janë rrugë që kanë ndikuar në formësimin e sipërmarrjeve të tij novatore.

Më poshtë i gjeni 9 libra jo-fiksion të cilët ai beson se të gjithë duhet t’i lexojnë.1.Human Compatible nga Stuart Russell – shpjegon pse krijimi i inteligjencës artificiale mund të jetë akti i fundit i njerëzimit.2.Zero to One nga Peter Thiel dhe Blake Masters – shpjegon se si kompanitë mund ta parashikojnë më mirë të ardhmen dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të siguruar suksesin e fillimit të tyre.3.Merchants of Doubt nga Naomi Oreskes & Erik M. Conway – përshkruhet se si një grusht shkencëtarësh i paraqesin në mënyrë të gabuar disa nga debatet më të mëdha shkencore.4.Life 3.0 nga Max Tegmark – shkruan për mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të mbetet e dobishme për njeriun.5.The Big Picture nga Sean M. Carroll – tregon si mund ta përdorim të menduarit shkencor për t’i dhënë kuptim botës.6.Lying nga Sam Harris – shpjegon pse akti i gënjeshtrës është kaq i rrezikshëm.7.Superintelligence nga Nick Bostrom – trajton me guxim pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse inteligjenca kompjuterike do ta tejkalonte inteligjencën njerëzore.8.The Wealth of Nations nga Adam Smith – merret me studimin e ekonomisë dhe shqyrton pikërisht se si kombet bëhen të pasura. 9.Radical Candor nga Kim Scott – një udhërrëfyes i vlefshëm për drejtuesit që synojnë të ndërtojnë marrëdhënie të forta me punonjësit e tyre.

Këta tituj dëshmojnë se suksesi vjen nga tentimi i kuptimit të botës në të cilën ne jetojmë, duke krijuar këndvështrime kritike në çështje globale. Nëse këta libra i kanë ndihmuar Muskut në suksesin e tij, mund t’i ndihmojnë edhe çdokujt ta ketë një të ardhme të ndritur.

Postime të Ngjashme

Diamanti rozë mbretëror që u vodh dhe u gjet brenda një molle, ekspozohet pas 100 vjetëshNjë diamant i rrallë rozë, i njohur si “Grand Condé”, do të ekspozohet në Francë për herë të parë që nga viti 1926, kur u vodh gjatë një grabitjeje në kështjellën historike Château de Chantilly. Guri i çmuar, me peshë nëntë karatësh dhe me formë dardhe, konsiderohet një prej xhevahireve të rralla mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez. Ai do të qëndrojë i ekspozuar në Muzeun Condé, në Château de Chantilly, deri më 3 janar. Historia e diamantit është po aq e pazakontë sa edhe vlera e tij. Në tetor të vitit 1926, hajdutët hynë gjatë natës në kështjellë dhe e vodhën gurin e çmuar, të cilin më pas e fshehën brenda një molle të zgavruar. Diamanti u zbulua disa javë më vonë, në rrethana të pazakonta. Një shërbëtore e uritur, në hotelin ku po qëndronin hajdutët, kafshoi mollën dhe hasi në gurin e çmuar, duke zbuluar kështu vendin ku ishte fshehur. Drejtori i muzeut, Mathieu Deldicque, deklaroi se, megjithëse historia mund të duket e pabesueshme, ajo ishte raportuar gjerësisht në gazetat e kohës. Ekspozimi i diamantit vjen në një kohë kur institucionet kulturore evropiane janë përballur me grabitje të bujshme, përfshirë vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit në Paris. I pyetur nga CNN për rreziqet e mundshme të ekspozimit të një objekti kaq të rrallë, Deldicque nuk bëri të ditur shumën për të cilën është siguruar diamanti, por theksoi se janë kryer studime të gjera shkencore për të përcaktuar karakteristikat e tij dhe për ta identifikuar në mënyrë unike. Përveç diamantit, ekspozita përfshin rezultate të analizave shkencore dhe materiale arkivore të papublikuara më parë, të cilat hedhin dritë mbi historinë e tij dhe grabitjen që ndodhi gati një shekull më parë.