Llapi ka bërë një përforcim në repartin e sulmit.
Bëhet fjalë për holandezin, Queensy Menig i cili erdhi si transferim i lirë pas një viti pa klub.
Menig, kishte qenë pjesë e skuadrave të njohura si Ajax, Nantes dhe Twente.
Së fundmi luajti te Sivasspor krah yllit të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj ku bëri 26 paraqitje dhe shënoi 4 gola

