Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se janë ndier të fyer që Qeveria e Kosovës nuk i ka ftuar që të marrin pjesë në grupin që do ta hartojë strategjinë shtetërore për t’u përballur me Gjykatën Speciale.
Syla ka thënë se gjatë gjashtë viteve të fundit sa ka ndodhur procesi në Hagë, e gjithë barra ka qenë mbi veteranët, ndërsa sipas tij, Kurti dhe të tjerët kanë heshtur.
Ai ka deklaruar se kanë mundur të kontribuojnë në proces meqë kanë pasur shumë takime.
“Nuk e di, por ne s’kemi raporte me Qeverinë Kurti. Na i ka shkëputur të gjithta kontaktet”, ka deklaruar Syla.

