Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
“Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./

