Mar. Tet 20th, 2026

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosovë

🌤️ E martë, 20 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 16°C deri në 20°C.
💨 Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–3 m/s.

Shqipëri

☀️Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata e të qëndrueshme perëndimore, të cilat pritet të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Temperatura me e ulet 5 ndersa me e larta 24 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim jugperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s,
ndërsa përgjatë vijës bregdetare era pritet të arrijë shpejtësi deri 14m/s.
🌊 Valëzimi në dete i ulët të forcës 1-3ballë.

Maqedoni e Veriut

Moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura me e ulet 1 grade ndersa me e larta 26 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Postime të Ngjashme