Mar. Tet 20th, 2026

Nis shqyrtimi i padisë së Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit

Sot, me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën Komerciale do të mbahet seanca e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontrata kolektive.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për mbulimin e detyrimeve që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.

Këto mjete, siç theksohet, është dashur të shfrytëzohen për investime kapitale dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që procesi gjyqësor të zhvillohet drejt dhe pa zvarritje të mëtejshme.

“AKK-ja pret shqyrtim të drejtë dhe pa zvarritje të mëtejshme. Pas më shumë se katër vitesh pritjeje, komunat meritojnë drejtësi dhe kompensim”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Postime të Ngjashme