Pre. Kor 10th, 2026

Moti sot, e premte 10 korrik 2026

KOSOVË

E premte (10.07.2026)
🌞 Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C.
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

SHQIPËRI

☀️Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.Temperatura me e ulet 14 ndersa me e larta e dites 37 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Maqedonisë së Veriut, të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave, të cilat në disa zona malore dhe vende të izoluara mund të shoqërohen me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius, me mundësi që në rajonet juglindore të regjistrohen deri në 36 gradë Celsius.

Postime të Ngjashme