Mër. Gus 12th, 2026

Moti sot, e mërkurë 12 gusht 2026

KOSOVË

☀️ Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C.
💨 Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

SHQIPËRI

☀️ Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit.

🌡️Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta 41 grade celcius.
🌬 Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

☀️Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut, ndërsa në disa vende herë pas here do të jetë e përforcuar.

🌡️Temperatura me e ulet 14 ndersa me e larta e dites 40 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e përforcuar.

Postime të Ngjashme