Kosovë – sipas IHMK
E martë – Mot me diell dhe vranësira të dendura ☁️. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu 🌧️ të shoqëruara me rrufe ⚡. Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër 🌨️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22–26°C. Era do të fryjë nga verilindja 🌬️ me shpejtësi 1–12 m/s.
Shqipëri – sipas SHMU
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 33 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

