KOSOVË
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.
SHQIPËRI
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatare, hera-herë në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.Temperatura me e ulet 8 grade ndersa me e larta 23 grade celcius.
MAQEDONI E VERIUT
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu kohë pas kohe. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, ndërsa në disa zona të pjesës perëndimore herë pas here me intensitet të fuqishëm nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi mbi 80 km/h. Temperatura me e ulet 4 ndersa me e larta 21 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kah fundi i ditës priten reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga drejtimi i jugut.

