Mër. Sht 9th, 2026

Mospajtime për nënkryetarët, Haxhiu ndërpret seancën e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë seancën konstituive pas mospajtimeve mes subjekteve politike lidhur me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Për këtë, Haxhiu ka thënë se nevojitet dakordim, e që seanca konstituive pritet të vazhdojë punimet të premten në ora 11:00.

“Më lejoni të referohem edhe një takimi që kisha me përfaqësuesit e subjekteve politike. Pra në atë takim nuk pati dakordim për mënyrën e votimit për nënkryetar të kuvendit. Nga ai takim siç unë e kuptova, ishte e qartë që as propozimi i PDK-së që ishte, Vlora Çitaku, dhe as propozimi i LDK-së, Kujtim Shala, sikurse edhe Nagavci ngriti shqetësime të njëjta me deklarimet e Simiq që janë jo kushtetuese. Pra është e qartë se nuk ka vota për propozimet e tyre për t’u zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit. Prandaj, konsideroj se duhet dakordim për këtë çështje dhe si rrjedhojë seanca konstituive i vazhdon punimet të premten në ora 11:00”, tha Haxhiu.

Postime të Ngjashme