Mër. Sht 9th, 2026

LDK kritikon LVV-në për moskonstituimin e Kuvendit, i qëndron prapa propozimit për Kujtim Shalën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatën për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator dhe shtyrjen e vazhdimi të seanës që nisi të mërkurën, për të premten, më 11 shtator.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se vazhdimi i bllokadës në Kuvend është i paprecedent.

Ajo tha se partia që e përfaqëson do të qëndrojnë prapa propozimit të Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit nga ky subjekt politika.
“Kjo është situatë e paprecedent, ku nuk vazhdohet konstituimi në mungesë të përkrahjes nga grupi më i madh parlamentar për propozimet që i kanë bërë për nënkryetar partitë e tjera. Në emër të LDK-së shpreh indinjatën time të mosvazhdimit të procedurës dhe votimit. Ne kemi obligim të japim propozimet tona më të mira. Ne e kemi propozuar zotërinë Kujtim Shala për nënkryetar, pasi besojmë se përgatitja dhe përvoja e tij i jep nder Kuvendit të Kosovës. Andaj kemi qëndruar prapa propozimit tonë dhe si i tillë është dashur të procedohet dhe të votohet”, tha ajo. “Grupi më i madh parlamentar po harron që jemi veçse jashtë afateve kushtetuese dhe jemi në një situatë ku, për dëshirën e mirë, po ia japim mundësinë Kosovës që të konstituohet Kuvendi, por kjo nuk po bëhet për faj të LVV-së”.

Postime të Ngjashme