Të paktën edhe gjashtë shtëpiza pushimi janë rrënuar të mërkurën pranë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin-Potokut.
Sipas mediumit lokal “Zubin Potok INFO”, objektet ndodhen në zonën e Përroit të Medvegjës. Ato gjenden në anën e kundërt të liqenit nga hapësira ku ishin kryer rrënimet e mëparshme.
Sipas medies në fjalë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u kishte dërguar, në gusht, disa pronarëve kërkesë për “lirimin e pronës”. Objektet e përfshira në kërkesë ishin vulosur dhe rrethuar me shirit më 23 korrik, me urdhër të këtij dikasteri.
Nga këtu konfirmuan për KosovaPress se në këtë aksion të rrënimit të shtëpizave të pushimit është përfshirë Inspektorati Qendror i Pylltarisë dhe Gjuetisë i ministrisë.
/Kosovapress/
