Federata e Ragbit e Kosovës ka reaguar për humbjen 101-0 nga Mali i Zi. KRAf shkruan se ky sport në Kosovë është ende në fazë zhvillimi.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË ZYRTARE – FEDERATA E RAGBIT TË KOSOVËS
Federata e Ragbit e Kosovës dëshiron të adresojë rezultatin e fundit ndërkombëtar, ku Kosova humbi 101-0 ndaj Malit të Zi, i cili üshte shperndare gjerësisht ne media dhe rrjete sociale, shpesh pa kontekstin e duhur.
Përgëzojmë kundërshtarët per paragitjen dhe fitoren e merituar. Në të njejtën kohë, e pranojmë se rezultati nuk eshtë ai qü kemi synuar dhe nuk reflekton ambiciet tona si federate. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se ragbi ka një dinamikë shumë të ndryshme nga sportet tjera.
Rezultate me diferencë të madhe janë pjesë normale e këtij sporti, veçanërisht per vendet nü zhvillim, dhe ndodhin edhe në nivelet më te larta, perfshirë Kupën e Botës në Ragbi. Për shembull, këtë fundjavë Skocia (ekipi i femrave, XV) humbi nga Franca 103-0. Skocia eshtë një nga federatat më të vjetra të ragbit dhe ky rezultat erdhi në Ëomen’s Six Nations – niveli më i lartë i garave ndërkombëtare në Evropë. Si një nga federatat më te reja sportive në Kosovë, me më pak se 10 ndeshje ndërkombëtare, ne jemi ende në fazë zhvillimi.
Fokusi ynë mbetet ndërtimi i ekipit, integrimi i lojtareve të rinj dhe krijimi i një strukture te gündrueshme. Në këtë ndeshje, ekipi yne perbehej nga shume lojtarë të rinj në hapat e parë në ketë sport, ndërsa u perballëm edhe me mungesa për shkak të lëndimeve.
Pavarësisht kesaj, perkushtimi dhe krenaria per te perfaqesuar Kosovën nuk munguan. Kosova ka organizuar me sukses një event ndërkombëtar ne disiplinen olimpike 7’s – Rugby Europe Conference 2 – dhe ketë vit do të jetë serish nikoqire. Besojmë se eshtë e rendësishme që këto arritje te marrin po aq vemendje sa edhe rezultatet negative.
Ne funksionojmë si një federatë e vogël, kryesisht mbi baza vullnetare, Fokusi ynë ka qenë dhe mbetet zhvillimi i sportit për të rinjte, duke u dhënë sa më shumë njerëzve mundësine të përfshihen dhe të luajnë ragbi.
Ky është një proces afatgjatë qü kërkon kohë, perkushtim dhe mbështetje nga komuniteti sportiv. Sa i perket te ardhmes së ndeshjeve në formatin XV, bordi i federatës do të marrë vendimet e nevojshme strategjike, duke vazhduar fokusin në zhvillim dhe përmirësim të performancës. Humbjet janë pjesë e sportit, veçanërisht për vendet në zhvillim. Ajo që nuk duhet të jetë pjesë e sportit eshtë negativiteti i panevojshëm dhe mungesa e mbështetjes.

