Mar. Qer 2nd, 2026

LDK-ja mbyll fushatën me një tubim të madh në sheshin “Skënderbeu”

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e madh përmbyllës të fushatës, që do të mbahet të premten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo ngjarje do të jetë një natë bashkimi, shprese dhe mesazhi të fortë për ndryshim në Kosovë.

Të premten, të gjitha rrugët shpijnë tek Sheshi Skënderbeu. Në Prishtinë mblidhemi të gjithë! Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate. Në një natë bashkimi. Në një natë shprese. Në një natë ku mblidhemi të gjithë, për ta dhënë mesazhin më të madh, Kosova është gati për ndryshim. Ejani bashkë me familje, miq e të afërm.. Ta mbyllim këtë rrugëtim ashtu siç e kemi nisur – së bashku, me zemër plot e me besim të madh.

Postime të Ngjashme