Mar. Qer 2nd, 2026

29-shja e PDK-së takon veteran të UÇK-së dhe gratë nga Ferizaj, çmon lart kontributin e tyre në shoqëri

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29 nga Ferizaj, Kaltrinë Lohaj, ka njoftuar se ndarë disa çaste shumë të veçanta me gratë e Balajve, gra të forta që me guximin dhe sakrificën e tyre kanë lënë gjurmë në historinë tonë.

“Mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, për respektin dhe për bisedat e vlefshme që ndamë së bashku. Takime të tilla të kujtojnë se sa e rëndësishme është të ruajmë kujtesën dhe të vlerësojmë kontributin e grave në çdo etapë të shoqërisë sonë”, ka shkruar Lohaj mbi një video të publikuar në rrjetet sociale.

Lohaj po ashtu ka zhvilluar një takim edhe me veteranët e Vitisë, të cilët me sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tyre kontribuan në lirinë që gëzojmë sot.

Postime të Ngjashme