Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij malazez, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi.
Ai gjithashtu e ka përgëzuar Malin e Zi për hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Kosova është e interesuar të mësojë nga përvoja e këtij vendi.
Kurti ka përmendur se Kosova ende pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore tokësore mes dy vendeve.

