Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Në Bërnjak, pritjet për hyrje janë nga 20 deri në 50 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare lëvizja paraqitet kryesisht pa pritje të gjata.
Sa i përket daljes nga Kosova, pritjet më të gjata janë në Merdarë, nga 90 deri në 120 minuta, si dhe në Jarinjë, ku pritjet arrijnë deri në 200 minuta, .
Në Dheu të Bardhë, pritjet për dalje janë rreth 60 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare ato janë kryesisht më të shkurtra.
Për kamionët, sipas të dhënave të publikuara, pritjet në hyrje dhe dalje janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.
Qytetarëve u rekomandohet që para nisjes të informohen për gjendjen e pritjeve në pikat kufitare

