Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen te Vaduz-i me katër gola dhe nëntë asistime këtë sezon. Sipas “Blick”-ut, të dyja kombëtaret shqiptare e kanë ftuar në shtator.
Kosova dhe Shqipëria janë vënë në garë për ta bindur talentin e ri Lutfi Dalipi që t’i përfaqësojë në arenën ndërkombëtare, ndërsa Zvicra rrezikon të mbetet pa shërbimet e futbollistit që po spikat në futbollin zviceran
Referuar gazetës zvicerane “Blick”, të dyja kombëtaret shqiptare e kanë ftuar Dalipin gjatë muajit shtator, në përpjekje për ta afruar me ekipet e tyre përfaqësuese.
Dalipi ka të drejtë të luajë për katër përfaqësuese: Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën ose Portugalinë.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për kombëtaren që do ta përfaqësojë pritet të merret pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

