Pre. Tet 16th, 2026

Balla: “O Sali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve me bombola zjarri”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në Facebook, duke akuzuar Sali Berishën se po nxit aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla shkruan: “O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!”

Më tej, ai ka publikuar edhe një tjetër mesazh, duke iu referuar një gruaje që e cilëson si kandidate të Berishës dhe duke pretenduar se çanta e saj ishte e mbushur me bombula zjarri.

“Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”, vijon Balla.

Reagimi vjen në ditën e katërt të protestës, pas tri ditësh të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

 

Postime të Ngjashme