Enj. Nën 5th, 2026

Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, higjiena në shkolla u besohet “Pastrimit” dhe “NPB-së”

Pas grevës së punëtorëve teknikë, shkollat në kryeqytet pritet të rikthehen në funksionim të rregullt gjatë javës së ardhshme, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje me sindikatën e punëtorëve grevistë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Arsimit, e cila ka njoftuar se veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para për punëtorët janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, pjesa e mbetur e pagesave pritet të realizohet deri të martën, ndërsa puna e rregullt e punëtorëve teknikë pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Njoftimi i plotë:

Postime të Ngjashme