Hën. Kor 20th, 2026

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që theri me thikë një person në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas prokurorisë, i dyshuari më 18 korrik dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta personin me inicialet B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.

Si pasojë e sulmit, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Kirurgjinë Torakale të QKUK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, ndodhet në masën e ndalimit, ndërsa prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Postime të Ngjashme