Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me mjet të mprehtë në Shtime.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

