Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës, mes 29 e 30 tetorit.
Në disa prej tyre, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastet e tjera janë duke vazhduar.
Raportet e Policisë:
Prishtinë, 22-30.10.2026: Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk bashkëjeton që disa muaj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gllogoc, 30.10.2026, 09:30: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Obiliq, 30.10.2026, 12:15: Është raportuar se bashkëshorti i viktimës kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar.
Prishtinë, 29-30.10.2026: Është raportuar se viktima femër kosovare ishte kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i cili posedonte armë zjarri në shtëpi. Pas bastisjes, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 30.10.2026: Është raportuar se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur bashkëshorten. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 30.10.2026, 20:00: Është raportuar se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

