Sht. Tet 31st, 2026

Policia konfirmon arrestimin e një personi në Prishtinë të kërkuar nga Gjermania përmes INTERPOL-it

Një ditë pasi u raportua për arrestimin e dy personave në Rrugën B në Prishtinë, Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e një shtetasi gjerman, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane përmes INTERPOL-it.

Arrestimi është kryer më 30 tetor, rreth orës 17:40, në Prishtinë, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera të Policisë.

I arrestuari, me inicialet T.Y., kërkohej për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë

Postime të Ngjashme