Fatjona Kasapi ka nisur me fitore në Grand Prix Zagreb 2026, duke e eliminuar në xhiron e parë xhudisten serbe Andrea Stojadinov. Kasapi triumfoi me teknikën Yuko, ndërsa të njëjtën teknikë e përdori edhe në xhiron e dytë për ta mposhtur austriaken Carina Klaus-Sternwieser.
Me këto dy fitore, Kasapi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

