Pre. Nën 13th, 2026

​Ndëshkohen tre persona për kundërvajtje në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka ndëshkuar sot tre persona për kundërvajtje, dy prej tyre për shkaktim të zhurmës së tepërt në lokale, ndërsa një tjetër për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Dy rastet e zhurmës janë evidentuar në rrugën “Kemajl Hetemi”, ku M.M. (52) është gjobitur me 300 euro, ndërsa L.D. (42) me 100 euro, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, në rrugën “Driton Islami”, policia ka ndaluar M.XH. (26), e cila drejtonte automjetin me 1.91 promilë alkool. Ajo është dënuar me 400 euro gjobë dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës.

Policia apelon te shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut, ndërsa pronarëve të lokaleve u bën thirrje të respektojnë kufizimet ligjore për zhurmën.

Postime të Ngjashme