Mar. Maj 19th, 2026

Jakimovski për protestën e studentëve: Pas saj qëndron një parti politike, më penguan thirrjet për UÇK-në

Lidhur me protestën e djeshme të studentëve shqiptarë me rastin e kërkesës për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kreu i GROM-it, Stevçe Jakimovski, beson se ajo është partiake, duke marrë parasysh, siç thotë ai, dekorin me mbishkrime të tilla të shtypura dhe se padyshim që pas saj qëndron një parti politike.

“Personalisht më pengon kjo, se sa herë që ka nevojë, që të diskutohet ndonjë çështje, menjëherë përmendet UÇK-ja, domethënë përmendet pjesa ushtarake e krahut politik të BDI-së. Të gjithë shpresojmë që kjo punë është përfunduar tashmë.

Sipas mendimit tim, gjithçka duhet të diskutohet dhe duhet të shihen përvojat e vendeve të tjera, si dhe të konsultohen edhe ekspertë të huaj. Nuk ka kuptim të zihemi për këtë çështje… Në momente të caktuara, ato janë madje qesharake.

Ne i zgjidhim këto gjëra me politikë, nuk i zgjidhim me Kushtetutë. Unë jam mbështetës i nevojës për të diskutuar dhe kërkuar ndihmë nga jashtë, për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për mjedisin, por edhe për të parë përvoja nga jashtë”, tha Jakimovski në emisionin “Samo Vistina”.

Jakimovski shtoi se nga “sateliti” u pa se partitë ishin të përfshira në protestë.

Postime të Ngjashme