Mar. Maj 19th, 2026

Komuna e Gjilanit, subvencionon punësimin e personave me aftësi të kufizuara

I është dhënë drita jeshile nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit vendimit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Drejtoresha, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se me mbështetjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Kuvendi i Komunës, miratoi unanimisht propozimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

“Ky program parasheh punësim 1-vjeçar me gjysmë orari (4 orë), me qëllim krijimin e mundësive të reja për punësim, rritjen e përfshirjes sociale dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e bizneseve lokale që punësojnë këtë kategori”, tha Kadriu.

Sipas saj ky program pritet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e papunësisë dhe në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tregoi se së shpejti do të hapet edhe thirrja për aplikim.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt përfshirjes, barazisë dhe mbështetjes konkrete për një jetë më dinjitoze dhe më të pavarur për të gjithë”, tha drejtoresha MImoza Kadriu.

Postime të Ngjashme