Mar. Maj 19th, 2026

Kështu duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar mënyrën si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një postim në Facebook, KQZ-ja ka renditur hapat rreth këtij procesi të cilat mund t’i gjeni më poshtë, transmeton Klankosova.tv.

Si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Shëno vetëm një subjekt politik

Mund të shënoni deri në 10 kandidatë të atij subjekti

Paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Postime të Ngjashme