Pre. Sht 25th, 2026

Gruda: Do të ishte e pandershme të na kërkohej votimi i presidentit për të na e votuar ligjin

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, foli për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, tha se do të ishte e pandershme të kërkohej votimi i presidentit në këmbim të votimit të ligjit.

Gruda tha se shpreson të mos kërkohet votimi i presidentit në këmbim të votimit të ligjit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, mirëpo, edhe nëse kërkohet, sipas tij, si parti janë në gjendje të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Gruda, sa i përket votimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend dhe qëndrimit të LDK-së, tha se të njëjtit mund të kenë shqetësim për vrasjet politike pas luftës, mirëpo, sipas tij, asnjëra prej tyre nuk është në aktakuzën e ngritur kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“I kuptoj shqetësimet që i kanë njerëzit e LDK-së për vrasjet politike pas luftës, por asnjë nga vrasjet politike nuk është në aktakuzë dhe në vendimin dënues”, tha Gruda.

Në anën tjetër, sa i përket VV-së, Gruda tha se krenimi i tyre se nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale duhet të vlejë ende edhe sot, duke votuar propozimin e PDK-së ndaj ligjit për Gjykatën Speciale.

“Nëse VV-ja krenohet sot se nuk e ka votu Gjykatën Speciale, është koha me e bo testin. Sa të sinqertë kanë qenë atëherë, matet me votën sot këtu”, shtoi Gruda.

Postime të Ngjashme