Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Vëllezërit Shabandula”, në Rahovec.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.
Ai kishte pësuar një plagë në anën e djathtë të kraharorit dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur dëshmi materiale.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Rasti është cilësuar si “Tentativë vrasjeje

