Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa dyshohet se i plagosuri, mashkull kosovar, është vetëplagosur me armë zjarri.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë konfiskuar arma, një karikator dhe një gëzhojë.
“Rr. ‘Ndue Përlleshi’, Prishtinë 29.10.2026 – 22:30. Raportohet se është vetë plagosur me armë të zjarrit i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar: arma, një karikator dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

