Enj. Nën 19th, 2026

Elshani: Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Prishtinës

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani ka bërë të ditur se kanë anagzhuar 22 asistentë të rinë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Prishtinës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Elshani ka thënë se dihet që nevojat janë më të mëdha por se janë duke punuar që çdo fëmijë të të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton.

Postimi i plotë:

22 asistentë të rinj për më shumë mbështetje për fëmijët tanë!

Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Prishtinës.

E di që nevojat janë edhe më të mëdha, por po punojmë që çdo fëmijë të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton.

Asistent për çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje!

Postime të Ngjashme