Sot (e shtunë) janë në program dy ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku skuadrat do të zbresin në fushë me objektiva të ndryshme, por me rëndësi të madhe për renditjen tabelare.
Në krahun tjetër, Dukagjini gjendet në vendin e gjashtë me 18 pikë dhe do të kërkojë rezultat pozitiv për t’iu afruar më shumë zonës së kryesuesve.
Në të njëjtin orar, Llapi do të përballet me Vushtrrinë në një duel ku të dyja skuadrat kanë nevojë maksimale për pikë.
Llapi mban pozitën e nëntë me vetëm 8 pikë dhe kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive për t’u këndellur, ndërsa Vushtrria mbyll tabelën në vendin e fundit me vetëm 3 pikë dhe synon të shmangë thellimin e mëtejshëm të krizës në kampionat.
Orari i ndeshjeve të sotme (13:00):
- Malisheva – Dukagjini
- Llapi – Vushtrria

