Sht. Nën 21st, 2026

Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova sot,pas vizitës disaditore për arsye familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes.

Krasniqi do të niset nga shtëpia e tij në Velani të Prishtinës në orën 14:00, ndërsa fluturimin e ka të paraparë për në orën 15:00.

Gjatë gjithë kësaj kohe, rëndom sikurse prej ditës së parë kur arriti në Kosovë, Krasniqi do të jetë nën shoqërinë e policisë së EULEX-it.

Krasniqi zhvilloi për herë të parë vizitë në Kosovë që nga 2024-ta, kur për herë të fundit ishte për funeralin e vëllait.

Më 16 shtator, Krasniqi u dënua me 25 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë.

 

Postime të Ngjashme