Pre. Nën 20th, 2026

Kosova mëson kundërshtarët në Ligën Evropiane të volejbollit

Kombëtaret e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, i kanë mësuar kundërshtarët për edicionin e ardhshëm të CEV Ligës Evropiane.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur se të dyja përfaqësueset do të marrin pjesë në këtë garë, e cila në formatin e ri do të ofrojë më shumë ndeshje dhe mundësi për të fituar përvojë në arenën ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të FVK-së, të dyja kombëtaret do t’i zhvillojnë nga gjashtë ndeshje në këtë kompeticion gjatë verës së vitit 2027.

Te meshkujt, Kosova ballafaqohet me kombëtare të forta si Holanda, Suedia, Danimarka dhe Spanja, derisa do të jetë nikoqire në xhiron e dytë, nga 11 deri më 13 qershor 2027.

Ndërkaq, te femrat, përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Bullgarisë, Portugalisë, Bjellorusisë, Austrisë, Izraelit dhe Eestonisë si dhe do të jetë vendase në xhiron e parë, ku do të përballet me Bullgarinë dhe Portugalinë.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhohet për përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtareve, si dhe për organizimin e ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë në shtëpi.

Postime të Ngjashme