Mër. Sht 2nd, 2026

Çeku vizitoi SBASHK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Minstri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hajrullah Çeku ka vizituar sot gjatë ditës Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.

Kjo me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.

Sipas njoftimit, nga ministria gjatë takimit u diskutua për përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor, rolin kyç të mësimdhënësve, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit arsimor, dhe përgjegjësitë.

Çeku uroi një vit të mbarë shkollor për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e Republikës së Kosovës, dhe falënderoi përfaqësuesit e SBASHK-ut për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Në anën tjetër kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, vlerësoi vizitën e ministrit dhe zëvendësministrit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe shprehu mbështetjen e SBASHK-ut për strategjinë e arsimit 2035+, duke e cilësuar atë si një dokument të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të arsimit gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm

Postime të Ngjashme