Mar. Sht 1st, 2026

Abdixhiku thotë se me 12 deputetë do të jetë në sallë kur të vohet Presidenti, paralajmëron pasoja për gjashtë deputetët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë deputetë të partisë së tij kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Para mediave ai tha ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur në rrethanat aktuale, ndërsa kërkoi falje nga qytetarët e Kosovës.

Abdixhiku bëri të ditur se ai së bashku me 11 deputetët e tjerë të LDK-së, do të jetë në sallën e Kuvendit ditën kur do të votohet për presidentin.

“U kërkoj falje popullit të Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje e me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”, deklaroi Abdixhiku.

“Unë, me 12 deputetë, do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti”, shtoi ai.
****************************************************************************************************

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të vendit.

”S’duhet të brengosem në këtë fazë për natyrën diciplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha ai, pasi u pyet për pasojat për ata që kundërshtojnë.

Abdixhiku ka kritikuar situatën politike dhe ka thënë se Kosova po humb një mundësi për t’i ikur, siç e quajti ai, politizimit individual.

“Nuk e di kush do të jetë në listë, por do të vendoset me kohë. Po besoj që gjendja është shumë e rëndë sot. Nuk e di kush ka zell të shkojë drejt zgjedhjeve menjëherë, por gjithë kjo përpjekje për të pjekur, të mendojmë përtej zemërimit dhe t’i shërbejmë shtrirjes së pushtetit absolut nga një parti e vetme në Republikën e Kosovës. Do ta kuptojnë dhe do ta shohin këtë ditë shumë shpejt për ta kërkuar sërish.

Edhe njëherë, unë vetëm ndjek Këshillin dhe kërkoj falje për popullin e Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër. Jo me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje, jo me këtë ndarje, nuk munda më tepër.”

*********************************************************************************************************
Rikujtojmë se
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pas takimit me Grupin Parlamentar të LDK-së.

Ai ka konfirmuar se 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sjediun për president, raporton IndeksOnline.

“Me keqardhje të madhe 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri”, tha Abdixhiku.

Postime të Ngjashme