Mër. Sht 2nd, 2026

Haradinaj viziton OVL-në: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se është e bashkuar përballë asaj që e ka cilësuar si “vendimi i madh për UÇK-në”.

Kështu u tha pas një takimi që u zhvillua në OVL, e ky ishte mysafir ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

OVL-UÇK ka njoftuar se gjatë takimit me ish komandantin e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit gjatë luftës së Kosovës, është diskutuar për çështje aktuale dhe sfidat me të cilat po përballet organizata ndërsa është përmendur edhe nevoja për siç u tha në kumtesë, unitet.

“Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë, ashtu siç ishte vetë UÇK-ja në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në njoftim.

Vendimi të cilin e përmend OVL ka të bëjë me shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë në rastin “Thaçi e të tjerët”, gjë që është paraparë të bëhet më 16 shtator në Hagë të Holandës.

Postime të Ngjashme