Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh lidhur me incidentet dhe veprat e ndryshme penale të evidentuara në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar 24 persona, të dyshuar për përfshirje në raste dhe vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me vendim të organeve kompetente, 15 persona janë dërguar në mbajtje, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.
Policia e Kosovës vijon të ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për zbardhjen e rasteve dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.

