Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Më 27.07.2026, rreth orës 12:17, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi.
Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te ky aksident tragjik. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e parapara me urdhër të organeve kompetente.

